Bota

Presidenti Macron emëron Jean Castex si kryeministër të ri të Francës

Jean Castex është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i ri i Francës, pasi mëngjesin e sotëm Edouard Philippe dha dorëheqjen.
Featured image of article: Presidenti Macron emëron Jean Castex si kryeministër të ri të Francës Jean Castex, kryeministri i ri i Francës.

FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Jean Castex si kryeministrin e ri të vendit pas dorëheqjes së Edouard Philippe.

Castex është një politikan konservator me profil të ulët, 55-vjeçar, që nga dita e sotme e në vazhdim  do të jetë kryeministri i ri i Francës, sipas zyrës së presidentit Macron.

Castex, i cili është kryetar i qytetit të vogël të Prades në jug të Francës, më herët i ishte dhënë më parë detyra delikate e trajtimit të planit të qeverisë për daljen nga bllokimi i koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emërimi i  Castex vjen vetëm pak orë pasi kryeministri Edouard Philippe dha dorëheqjen nga qeveria që u pranua nga Macron. Philippe, i cili ka qenë kryeministër që më 2017, kur Macron e partia e tij La Republique en Marche (LREM) erdhën në fuqi, u zgjodh kryetar bashkie i Le Havre në zgjedhjet lokale të fundjavës së kaluar. Gjithashtu ai ka qenë edhe më herët kryebashkiak i qytetit verior, nga 2010-2017, ku fitoi rreth 60% të votave fundjavën që lamë pas.

Burimi: Politico.eu

A.C/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment