Sport

Presidenti Laska: “Mos spekulloni, Armando Cungu është trajner i Laçit”

Sipas burimeve pranë drejtuesve të klubit laçian, trajneri shkodran Armando Cungu pritet të kthehet që nesër në Laç, për të vijuar punën e tij me ekipin
Featured image of article: Presidenti Laska: “Mos spekulloni, Armando Cungu është trajner i Laçit”

LAÇ – Shkodrani Armando Cungu do të vazhdojë të jetë trajneri i Laçit, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm të tij nga skuadra kurbinase. Gjithçka ndodhi pas ndeshjes Laçi-Kastrioti, që u mbyll në barazim 1-1, çka solli edhe një përplasje verbale midis presidentit Laska dhe trajnerit Cungu. Por duket koha ka bërë të sajën dhe gjakrat janë qetësuar…

Në emisionin “Pressing” në “ABC News” u bë e ditur një komunikim që presidenti Pashk Laska kishte pasur me gazetarët e këtij emisioni. “Mos spekuloni, referojuni vetëm burimeve zyrtare. Armando Cungu është trajner i Laçit”, ishin fjalët e Laskës, që konfirmonte kështu Cungun në detyrën e tij, pavarësisht përplasjes mes palëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koha pas të dielës, duket se ka shërbyer në kampin kurbinas për të qetësuar palët dhe sipas burimeve pranë drejtuesve të klubit laçian, trajneri shkodran Armando Cungu pritet të kthehet që nesër në Laç, për të vijuar punën e tij me ekipin.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment