Sport

Presidenti Laporta, mbledhje urgjente pas humbjes deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm

Mediat spanjolle raportojnë se humbja me Bayernin ka djegur shumë për tifozët dhe drejtuesit e skuadrës katalanase
Featured image of article: Presidenti Laporta, mbledhje urgjente pas humbjes deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm
Përditësuar:

SPANJE – Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thuhet se ka mbajtur një takim urgjent deri në orët e para të mëngjesit, pas humbjes së Barcelonës ndaj Bayern Munich.

Blaugrana humbi 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Thomas Muller hapi serinë e golave para se Robert Lewandowski të shënonte të dytin.

Nuk është për t’u habitur që kjo humbje të mos kapërdihet lehtë nga tifozët e Barcelonës, apo nga njerëzit që aktualisht janë në krye të klubit.

Sipas spanjolles “Sport”, Laporta zhvilloi një takim me anëtarët e bordit Mateu Alemany dhe Rafa Yuste menjëherë pas ndeshjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raportohet se takimi vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Antarët e bordit sëbashku me presidentin janë parë të largohen nga Camp Nou nga ora 2 e mëngjesit.

Se për çfarë ishte takimi mbetet për t’u parë, dhe nuk pritet që ndonjë vendim i nxituar ndaj Ronald Koeman pas kësaj disfate. Por flitet se takimi është bërë pikërisht për trajnerin holandez.

Gjithsesi përballja si një kundërshtar i denjë kundër Bayern do të ishte e vështirë sidomos pas largimit të Lionel Messit dhe Antoine Griezmann këtë verë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment