Bota

Presidenti kinez tregon zgjidhjen e pandemisë që ka “pushtuar” botën: Komuniteti ndërkombëtar të përballet me krizën

ë një deklaratë që beri ai u shpreh se të gjitha vendet duket të bashkëpunojnë mes tyre dhe të kordinohen në mënyrë që të zhvillojnë sa më shuëm vaksina anti-Covid dhe t'i shpërndajnë ato në të gjithë qytetarët.
Featured image of article: Presidenti kinez tregon zgjidhjen e pandemisë që ka “pushtuar” botën: Komuniteti ndërkombëtar të përballet me krizën Xi Jinping

KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje të gjithë vendeve ditën e djeshme që të bashkëpunojnë mes njëra-tjetrës për të përballuar pandeminë e Covid-19. Në një deklaratë që bëri, ai u shpreh se të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë mes tyre dhe të kordinohen në mënyrë që të zhvillojnë sa më shumë vaksina anti-Covid dhe t’i shpërndajnë ato në të gjithë qytetarët. Ai gjithashtu tha se kompanitë që po krijojnë vaksinat nuk duhet të ketë rivalitet mes tyre por kordimin të të dhënave në mënyrë që të ketë rezultate pozitive

 “Për të mposhtur virusin dhe për të promovuar rimëkëmbjen globale, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkojë radhët dhe bashkërisht t’i përgjigjet krizës dhe të përballet me të”, tha presidenti kinez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi Sars-Cov 2 doli për herë të parë në qytetin e Wuhan-it në Kinë. Që nga fillimi i tij deri tani në të gjithë botën janë regjistruar 57,293,793 persona me Covid-19, ndërsa 1,366,675 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment