Bota

Presidenti Joe Biden propozon ish-ambasadorin Donald Lu për postin e ndihmësit të Sekretarit të Shtetit

Lajmin për propozimin është bërë publik nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Featured image of article: Presidenti Joe Biden propozon ish-ambasadorin Donald Lu për postin e ndihmësit të Sekretarit të Shtetit Donald Lu

SHBA– Administrata e Joe Biden ka propozuar ish-ambasadorin Donald Lu për postin e ndihmësit të Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qendrore dhe të Jugut.

Lajmin për propozimin është bërë publik nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.

Administrata Biden ka nominuar Ambasadorin Donald Lu për të qenë asistent i Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qendrore dhe të Jugut. Ai aktualisht është ambasador në Republikën e Kirgistanit në të gjitha vendet e Azisë Jugore dhe Qëndrore”, thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht Lu mban postin e ambasadorit në Republikën e Kirgistanit.

Donald Lu ka qenë Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri duke shërbyer nga viti 2014 deri në vitin 2018.

(kle.mu./Dosja.al)

Shto Koment