Rajoni

Presidenti italian pranon të bëjë vaksinën publikisht, i bashkohet nismës për të ndërgjegjësuar popullin   

Lajmin e kanë bërë mediat italiane, të cilat thonë se ky vendim i presdentit është për t'ju bashkuar nismës së shumë personave të famshëm dhe liderave botërorë, për të ndërgjegjsuar popullin që të vaksinohen. 
Featured image of article: Presidenti italian pranon të bëjë vaksinën publikisht, i bashkohet nismës për të ndërgjegjësuar popullin    Sergio Mattarella

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka pranuar që të bëjë vaksinën anti-Covid publikisht. Lajmin e kanë bërë mediat italiane, të cilat thonë se ky vendim i presdentit është për t’ju bashkuar nismës së shumë personave të famshëm dhe liderave botërorë, për të ndërgjegjësuar popullin që të vaksinohen.

Nismës për të ndërgjegjësuar popullsinë që të marrin vaksinës i janë bashkuar shumë përsona publik. Të parët që janë bashkuar kësaj nisme janë ish-Presidentët e SHBA-së, Barack Obama, Bill Clinton dhe George Bush. Më pas këtyre i është bashkuar Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këjo nismë ka ardhur pas lajmeve dhe teorive konspirative që kanë dal në lidhje me vaksinën anti-Covid.  Teoritë konspirative që kanë dalë në lidhje me vaksinën anti-Covid kanë bërë popullsinë që të dyshojnë në vërtetësinë e vaksinës.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment