Politike

Presidenti Ilir Meta shkon në Kishën e Prullit në Lezhë: Ti lutemi Zotit për popullin shqiptar!

VIDEO
Meta bëri thirrje për bashkim në këtë kohë të vështirë, ndërsa kërkoi që lutje që sfidat të kalojnë. 
Featured image of article: Presidenti Ilir Meta shkon në Kishën e Prullit në Lezhë: Ti lutemi Zotit për popullin shqiptar! Ilir Meta, president

LEZHË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, siç njoftoi mëngjesin e kësaj të diele ndodhet në Lezhë. Kreu i shtetit ka marrë pjesë në një ceremoni inagurimi të Kishës së Prullit, e cila është restauruar. Meta bëri thirrje për bashkim në këtë kohë të vështirë, ndërsa kërkoi që lutje që sfidat të kalojnë.

“Jemi në 30-vjetorin e rikthimit të besimit në Zot, jo se populli ynë e humbi besimit, përkundrazi e ruajti për 40 vite. Edhe kjo Kishë që ka qenë dëshmitare e Besëlidhjes së Lezhës dhe Skënderbeut, por edhe e periudhave më të vështira të sundimit të barbarëve të huaj, por edhe atyre vendasë që u përpoqën të thyenin besimin në Zot. Shqiptarët të mos dorëzohen, të mos humbasin dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin dhe çdo sfidë ti bëjë më të fortë. Ndërsa për sa i takon Kryqit, është një vepër, i dyti në Ballkan, lartësia e tij tregon fuqinë e shpirtit të besimit të komunitetit, por edhe mbarë kombit tonë. Le ti lutemi Zotit ti japë më shumë besim popullit shqiptar për ta kaluar këtë situatë të vështirë, për ta ndihmuar e për tu kujdesur për njërit-tjetrin, dhe për të qenë bashkë në çdo sfidë. Të na ndihmojë Zoti të gjithëve bashkë”-tha Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i shtetit nuk pranoi të jepte komente për politikën e ditës, duke e mbyllur fjalën e tij me “Nuk bëhet politikë në Kishë”.

(F.g/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment