Politike

Presidenti Ilir Meta plas ‘bombën’: Euralius dhe OPDAT punojnë nën urdhërat e Edi Ramës, uroj që Yuri Kim ta kuptojë sepse jam lodhur duke e shpjeguar

Meta u shpreh se Euralius dhe Opdat punojnë në urdhrat e kryeministrit Edi Rama.
Featured image of article: Presidenti Ilir Meta plas ‘bombën’: Euralius dhe OPDAT punojnë nën urdhërat e Edi Ramës, uroj që Yuri Kim ta kuptojë sepse jam lodhur duke e shpjeguar Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë sot kur po fliste për Reformën në Drejtësi. I ftuar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta u shpreh se Euralius dhe Opdat punojnë në urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Euralius dhe OPDAT-i punojnë nën urdhërat e Ramës. Unë uroj që ambasadorja e re ta kuptojë këtë gjë sa më shpejt sepse jam lodhur duke e shpjeguar. Të gjithë e dinë kush përfiton nga mungesa e Gjyktës Kushtetuese“, u shpreh Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta tha se ambasadorët duhet të shohin këtë gjë, pasi reforma në drejtësi është kthyer në Ramaforma. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment