Politike

25 prill 2021/ Meta dekreton datën e zgjedhjeve, i kënaq të gjithë përveç Hajdarit, s’ia realizoi dëshirën për festë dhe votime në një ditë

Kjo datë është më pranë propozimit të bërë nga Partia Demokratike dhe aleatët, të cilët propozuan datën 18 prill si datën e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve. Gjithashtu, data 18 prill ishte propozimi që bëri kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dhe më pas përfaqësuesit e PR e PBDNJ, Arjan Madhi e Vangjel Dule.
Featured image of article: 25 prill 2021/ Meta dekreton datën e zgjedhjeve, i kënaq të gjithë përveç Hajdarit, s’ia realizoi dëshirën për festë dhe votime në një ditë Ilir Meta, president

TIRANË- Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen të dielën e 25 prillit të vitit 2021. Kjo është data që ka dekretuar presidenti i vendit Ilir Meta. Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit, u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.

Nuk dimë të themi se ‘dëshirën’ e kujt mund të ketë realizuar Meta me këtë vendosje, pasi si PD-ja em aleatët ashtu edhe PS-ja u shprehën se nuk ka rëndësi data, por procesi i zgjedhjeve. 

PS pranoi çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve me përjashtim të datës 2 maj, që përkon me festimet e Pashkëve. Por, Hajdari kërkoi pikërisht 2-majin. “Shqiptarët, të festojnë dhe të votojnë,”- tha ajo, por siç duket këto fjalë nuk ranë në veshin e Metës. Me pak fjalë, Presidenti i la të gjitha palët e kënaqura përveç Hajdarit.

Dekreti:

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Më 4 shtator Presidenti i vendit, Ilir Meta zhvilloi takimet me palët politike për caktimin e datës së zgjedhjeve. Opozita kërkoi 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa mazhoranca nuk pëcaktoi një datë, por i propozoi presidentit që të mos zhvillohen në 2 maj.

(j.v;f.m/dosja.al)

Shto Koment