Rajoni

Presidenti i Sllovenisë: Kundërshtoj fuqimisht ndryshimin e kufijve dhe idenë e shpërbërjes përfundimtare të ish-Jugosllavisë

  • Ndryshimi i kufinjve të Ballkanit, ministri gjerman: Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme
  • Pahor tha në konferencën për shtyp se ai nuk kishte asnjë informacion në lidhje me “letrën” dhe se ai nuk kishte biseduar për këtë me kryeministrin Janez Jansha.
    Featured image of article: Presidenti i Sllovenisë: Kundërshtoj fuqimisht ndryshimin e kufijve dhe idenë e shpërbërjes përfundimtare të ish-Jugosllavisë Borut Pahor

    SLLOVENI-Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufijve të shteteve të ish-RSFJ-së dhe tha se ai mbështeste zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas Telegrafit, Pahor tha në konferencën për shtyp se ai nuk kishte asnjë informacion në lidhje me “letrën” dhe se ai nuk kishte biseduar për këtë me kryeministrin Janez Jansha.

    “Unë mbroj tezën se do të ishte më mirë për BE të vendoste të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”,- citohet të ketë thënë Pahor.

    Pahor tha se zgjerimi i BE-së po bëhet çështje kohe, jo vetëm i vullnetit politik.

    “Ritmi i ngadaltë i zgjerimit po shkrin besimin në perspektivën evropiane në këto vende dhe pasojat mund të jenë forcimi i nacionalizmit dhe rritja e ndikimit të vendeve të treta”,- tha Pahor.

    Ai vuri në dukje se zgjerimi do të parandalojë shfaqjen e ideve të rrezikshme në lidhje me ndryshimin e kufijve, të cilat, siç tha ai, i kundërshton me forcë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Si President i Republikës, unë vizitova Bosnjë dhe Hercegovinën shtatë herë. Gjatë vizitës së fundit, as më herët dhe as më vonë, nuk isha njohur me ndonjë dokument jozyrtar. Unë kundërshtoj fuqimisht idenë e shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë dhe ndryshimin e kufijve”, – ka thënë më tej presidenti slloven.

    Madje, sipas tij, një proces paqësor i ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është i mundur.

    “Një proces më i shpejtë i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat Euro-Atlantike do të forconte parimin e integritetit territorial të vendeve dhe sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës”,– deklaroi Pahor.

    Këto, paralajmëroi ai, janë çështje shumë të ndjeshme.

    Një dokument ku parashikohet rishikimi i kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ku përfshihet ndarja e Bosnje Herzegovinës dhe krijimin e Shqipërisë dhe Serbisë së Madhe. u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Nga mediat u raportua se harta e ndryshuar e Ballkanit iu dërgua kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Por Jansa e mohoi, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi kujdes me deklarata të tilla, duke ngitur shqetësimin për nisjen e një lufte mes vendeve.

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment