Rajoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Shancet për të nënshkruar një marrëveshje me Bullgarinë janë të pakta

Në një intervistë për Deuche Welle, ai ka thënë se shumë pak shance ekzistojë që të nënshkruhet marrëveshja dhe të zgjidhet konflikti mes dy vendeve.
Featured image of article: Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Shancet për të nënshkruar një marrëveshje me Bullgarinë janë të pakta Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka thënë se është pesimist në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje me Bullgarinë. Në një intervistë për Deuche Welle, ai ka thënë se shumë pak shanse ekzistojë që të nënshkruhet marrëveshja dhe të zgjidhet konflikti mes dy vendeve.

Më tej, ai tha se nuk ka shance që çështjet e identitetit të Maqedonisë së Veriut të vihen në tavolinën e negociatave pasi nuk ka vend në botë që negocion me këto. Ai gjithashtu tha se asnjë marrëveshje nuk respektohet nëse ajo nuk niset me mirëbesim dhe vullnet të mirë.

 “Nëse nuk niseni me mirëbesim gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, çdoherë mund të trilloni arsye për të mos e respektuar, ndërsa kompleksiteti i procesit të integrimeve evropiane jep mundësi të mjaftueshme procedurale për obstruksione të tilla,” u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bullgaria i ka vendosur disa kushte Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të nënshkruaj një marrëveshje me të dhe të mos bllokoi veton për antarësimin e saj në BE. Mes të tjera kushtesh është edhe rishikimi i gjuhës maqëdonase, pasi për Bullgarinë ajo është ardhur në fund të Luftës së Dytë Botërore.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment