Politike

Presidenti i KE nesër vizitë në Tiranë, takim 30 minuta “kokë më kokë” më Ramën

Sipas axhendës së bërë publike Donald Tusk ka një takim 30 minutësh me Ramën në orën 15:00, ndërsa në orën 15:30 është ceremonia ku ai do të dekorohet nga Edi Rama.
Featured image of article: Presidenti i KE nesër vizitë në Tiranë, takim 30 minuta “kokë më kokë” më Ramën Edi Rama dhe Donald Tusk

KE- Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ditën e nesërme do të zhvillojë një vizitë zyrtare Tiranë, ku në axhendën e tij është vetëm një takim, ai me Edi Ramën që pritet të zhvillohet në orën 15:00. Tusk raportohet se nuk ka takime të tjera në axhendë.

Sipas axhendës së bërë publike Donald Tusk ka një takim 30 minutësh me Ramën në orën 15:00, ndërsa në orën 15:30 është ceremonia ku ai do të dekorohet nga Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Donald Tusk

Pas përfundimit të takimit  do të ketë një konferencë të përbashkët për mediat, ku do të jetë Rama dhe Tusk.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment