Bota

Presidenti i Francës Macron deklaron rritje të fondeve për luftimin e kancerit: Në vitin 2030 dua të jetë brezi i parë jo duhanpirës

Sipas mediave të huaja, Macron njoftoi një rritje prej 20% të fondeve gjatë pesë viteve të ardhshme për të luftuar një sëmundje që mbetet shkaku kryesor i vdekjes në Francë. Po ashtu, ai ka premtuar se do të zgjerojë fushatën e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë mbështetjen për pacientët që përballen me efektet afatgjata të trajtimit të kancerit.
Featured image of article: Presidenti i Francës Macron deklaron rritje të fondeve për luftimin e kancerit: Në vitin 2030 dua të jetë brezi i parë jo duhanpirës Emannuel Macron

FRANCË-Presidenti Emmanuel Macron ditën e djeshme në Ditën Botërore të Kancerit, ka njoftuar se do të ketë një rritje të fondeve në përballimin e kancerit në dekadat e ardhshme, për të bërë të munduar uljen e vdekjeve me 50%.

Sipas mediave të huaja, Macron njoftoi një rritje prej 20% të fondeve gjatë pesë viteve të ardhshme për të luftuar një sëmundje që mbetet shkaku kryesor i vdekjes në Francë. Po ashtu, ai ka premtuar se do të zgjerojë fushatën e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë mbështetjen për pacientët që përballen me efektet afatgjata të trajtimit të kancerit.

“Qëllimi, është të sjellë numrin vjetor të vdekjeve të evitueshme nga kanceri në 100,000, nga 150,000 sot,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ka theksuar se duhani është fajtor për gati gjysmën e këtij numri, ku ka shpallur masa të reja për të frenuar pirjen e duhanit dhe gjithashtu për të zvogëluar konsumin e alkoolit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Personat e moshës 20 vjeç në 2030 dua të jenë brezi i parë pa duhan në historinë e kohëve të fundit,” -ka thënë ai duke bërë thirrje për fushata ndërgjegjësimi e cila duhet të fillojë që në shkollë.

Deklarata e tij vjen në kohën kur numri i vdekjeve nga kanceri është i lartë dhe luftës me Covid-19, e cila ka shkaktuar vdekjen e rreth  77,000  njerëzve në Francë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment