Rajoni

Presidenti Hashim Thaçi paralajmëron largimin nga politika: Sa të mbaroj mandatin, do i kthehem familjes!

Thaçi ka thënë se pas mandatit si president do të largohet nga politika dhe do t’i përkushtohet familjes, edhe pse më parë kishte paralajmëruar se do të kandidonte për një mandat të dytë. 
Featured image of article: Presidenti Hashim Thaçi paralajmëron largimin nga politika: Sa të mbaroj mandatin, do i kthehem familjes! Hashim Thaçi
Përditësuar:

PRISHTINË– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i vendit. Thaçi ka thënë se pas mandatit si president do të largohet nga politika dhe do t’i përkushtohet familjes, edhe pse më parë kishte paralajmëruar se do të kandidonte për një mandat të dytë. 

“Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetvetes, t’i kthehem familjes. Do të japë kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar. Do të bëjë ndonjë punë tjetër jashtë politikës. Asnjë lider nuk duhet ta marrë largimin e një lideri nga skena politike si traumë, përkundrazi duhet ta merr si emancipim. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë nuk kam ndonjë aspiratë politike”, tha Thaçi.

Por kush wshtw Hashim Taçi dhe çfarw roli ka pasur nw Kosovw deri mw sot?

Hashim H.Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit më 24 prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën pushtimin serb. Ai u diplomua në Qendrën e Arsimit të Mesëm “Ramiz Sadiku” në Skenderaj dhe më pas filloi të merret me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asaj kohe. Më pas Thaçi u zhvendos në Zvicër ku vazhdoi veprimtarinë e tij kundër serbëve në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Zyrihut. Aty ai u antarësua në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së dhe u angazhua në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Policia serbe tentoi ta arrestonte, por dështoi, në vitin 1993.

Në vitin 1997, Hashim Thaçi mori pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë dhe sulmuan stacionin policor të Drenasit. Për këtë, Hashim Thaçi u dënua me 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Deri në vitin 1999 Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit). Ai udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për Transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Në tetor të vitit 1999 së bashku më bashkëmendimtarët e tij të LPK-së, Thaçi themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjidhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Në zgjedhjet e 2014, Thaçi nuk e arriti shumicën dhe u detyrua të bënte koalicion me LDK-në e Isa Mustafës. Vetë mbajti postin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Këtu nisi edhe ngërçi politik në Kosovë. Opozita me në krye Vetëvendosjen kërkonin anulimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë. Thaçi u zgjodh President i Kosovës në shkurt 2016, dhe mori detyrën më 7 prill 2016. Hashim Thaçi është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.

 

(k.m/f.m/dosja.al)

Një Koment në “Presidenti Hashim Thaçi paralajmëron largimin nga politika: Sa të mbaroj mandatin, do i kthehem familjes!

  1. Ky qenef do duhej eliminuar me kohë, me gjithë edvin vampirin. Argatë të serbisë dhe famëkeqit George Soros. As njeri as tjetri nuk kanë origjinë shqiptare.

Shto Koment