Sport

Presidenti Halili “hap thesin”, zbulohet bonusi që do të përfitojnë lojtarët e Tiranës nëse fitojnë titullin

Në shumicën e kontratave dhe ato që ka premtuar presidenti Refik Halili, të gjithë do të shpërblehen nga 15 deri në 30% të kontratës
Featured image of article: Presidenti Halili “hap thesin”, zbulohet bonusi që do të përfitojnë lojtarët e Tiranës nëse fitojnë titullin Refik Halili- President i Tiranës

TIRANË– Tirana është me një kembë drejt titullit kampion. Bardheblutë ndodhen 9 pikë larg nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi. Edhe pse ndoshta akoma nuk është qartësuar çështja e rrogave për të gjithë Superioren, lojtarët dhe stafi i Tiranës mbushin xhepat nëse ia dalin që të fitojnë titullin kampion.

Në shumicën e kontratave dhe ato që ka premtuar presidenti Refik Halili, të gjithë do të shpërblehen nga 15 deri në 30% të kontratës nëse pas 11 vitesh sjellin titullin këtë kampionat.

Minimalja është që skuadra në masë të marrë të paktën 15% më shumë para, por ka disa lojtarë që marrin edhe një të tretën e kontratës nëse plotësojnë dëshirën e tifozëve bardheblu. Presidenti Refik Halili ua ka bërë të qartë se nëse e arrijnë këtë objektiv, do të marrin atë që u takon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë e dinë se fitimi i titullit kampion do të kënaqë jo vetëm tifozët dhe lojtarët.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment