Bota

Presidenti gjerman Steinmeier dhe kryetari i parlamentit Schäuble kanë “njollosur” Gjermaninë për shkak të korrupsionit

Kjo sjellje e deputetëve ngjalli zemërim të madh në të gjitha partitë demokratike në Gjermani. Deputetët u larguan nga grupi parlamentar dhe nga partitë e tyre.
Featured image of article: Presidenti gjerman Steinmeier dhe kryetari i parlamentit Schäuble kanë “njollosur” Gjermaninë për shkak të korrupsionit Frank-Walter Steinmeier dhe Wolfgang Schäuble

Së fundi në Gjermani është zbuluar se dy deputetë të partive konservatore CDU & CSU janë pasuruar duke marrë provizion për ndërmjetësimin e blerjes së maskave pas shpërthimit të pandemisë. Kjo sjellje e deputetëve ngjalli zemërim të madh në të gjitha partitë demokratike në Gjermani. Deputetët u larguan nga grupi parlamentar dhe nga partitë e tyre.

Nga parlamenti do të largohen po ashtu. Drejtësia është duke zhvilluar hetime. Një deputet tjetër u përjashtua për shkak të lidhjeve potencialisht jo të pastra me qeverinë e Azerbajxhanit. Për largimin e këtyre deputetëve ishte shumë e zëshme ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU). Pastaj presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier (socialdemokrat) tha se sjellja e deputetëve është “e mjerë dhe e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur nuk duhet të nënçmohet, tha presidenti. Sipas tij këtu bëhet fjalë për gabime më shumë se individuale. “Kemi të bëjmë me besimin në integritetin e shtetit dhe institucioneve të tij”, shtoi Steinmeier. Pastaj nënvizoi: rastet e zbuluara nuk meritojnë vetëm zemërim: “Ato janë helm për demokracinë”. Këto fjalë Steinmeier nuk i tha në ndonjë bisedë konfidenciale me këshilltarë, por i tha në Kongresin Digjital të gazetës së madhe dhe të rëndësishme “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjalët e tij u cituan në Gjermani dhe jashtë Gjermanisë. Kryetari i parlamentit (Bundestagut) Wolfgang Schäuble (CDU), njëri prej politikanëve më me autoritet në Gjermani, tha se sjellja e deputetëve ishte “e pandershme” dhe “e papërputhshme me mandatin e deputetit”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi ndriçimin e rasteve dhe aty ku është e nevojshme tërheqje e konsekuencave. Për këtë skandal raportoi edhe gazeta e elitave globale “Financial Times”. Askush, ama bash askush në Gjermani nuk e shtroi pyetjen absurde se politikanët më të lartë të shtetit është dashur të heshtin për t’ia ruajtur “fytyrën” Gjermanisë. Vetëm në Kosovë bën vaki që denoncuesit e korrupsionit të kritikohen për shkak se po i denoncojnë të korruptuarit. Kjo qasje jo vetëm që është e pandershme, por është HELM PËR DEMOKRACINË!

Shto Koment