Sport

Presidenti Duka mesazh “gardianit” të Kombëtares: “Të duam të gjithë Etrit!”…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i ka uruar shërim të shpejtë portierit kuqezi Etrit Berisha, të shtruar në spital për të marrë një ndihmë më të specializuar
Featured image of article: Presidenti Duka mesazh “gardianit” të Kombëtares: “Të duam të gjithë Etrit!”…
Përditësuar:

TIRANE – Pas lajmit për shtrimin e kapitenit të Kombëtares, Etrit Berisha në spital, presidenti i FSHF-së Armand Duka, i ka uruar shërim të shpejtë portierit kuqezi, teksa i shkruan në Facebook: “Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”

Portieri Berisha rezultoi i infektuar me Covid-19 më 27 nëntor, ndërkohë që sot gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe kapiteni kuqezi i është drejtuar spitalit për një kujdes më të specializuar mjekësor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment