Sport

Presidentët bien dakord: Derbi i Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium”

Në një mendje duket të jetë edhe Federata Shqiptare e Futbollit duke konfirmuar kështu kërkesen e presidentëve. Madje për ta lehtësuar më shumë këtë procedurë kreu i federatës bën edhe ofertë për qiranë e ndeshjes.
Featured image of article: Presidentët bien dakord: Derbi i Tiranës do të luhet në “Air Albania Stadium” Halil dhe Demi

TIRANË– Duket se “Air Albania Stadium” ka bërë në një mendje dy presidentët e derbit kryeqytetas, respektivisht Gazmend Demin e Partizanit dhe Refik Halilin e Tiranës. Ata shprehin deshirën që derbi i radhës të luhet në stadiumin e ri Kombëtar.

Në një mendje duket të jetë edhe Federata Shqiptare e Futbollit duke konfirmuar kështu kërkesen e presidentëve. Madje për ta lehtësuar më shumë këtë procedurë kreu i federatës bën edhe ofertë për qiranë e ndeshjes.

Të gjithë ata që duan të shohin sërish stadiumin e ri, mund ta kenë shumë shpejt këtë mundësi, që në derbin e radhës, Partizani-Tirana. “Air Albania Stadium” nuk do të jetë në dispozicion vetëm të ekipit përfaqësues por do të jetë në funksion edhe të Superligës.

3 nga 10 klube kanë shfaqur menjëherë interesimin për të zhvilluar ndeshjet në impiantin më të ri në kryeqytet, Partizani, Tirana dhe Kukësi.

Në një prononcim për “RTSH”, i pyetur në lidhje me mundësitë e zhvillimit të derbit në stadiumin e ri, “Air Albania”, Demi u shpreh: Mendoj dhe besoj se gjithmonë derbi e ka ndezur edhe stadiumin e mëparshëm “Qemal Stafa”. Edhe sikur fusha e “Selman Stërmasit” të mos ketë probleme, jo vetëm unë, por të gjithë, si Tirana, ashtu edhe FSHF do të jetë e lumtur që derbi të luhet në “Air Albania”. E pashë që është gati, patjetër që do të zhvillohet atje.

Për sa i përket ditës së zhvillimit të ndeshjes, nuk e vendos unë. Normalisht të diskutojnë drejtuesit tonë meqë jemi organizatorë, të jetë dakord edhe Tirana. Mendoj se do të ketë dashamirësi për t’u bërë në fundjavë. Por edhe nëse bëhet të mërkurën, ndeshja është në darkë e nuk është problem. Në këto vite kemi qenë fituesit, shpresoj prapë të jemi fitues. Më bëhet qejfi që këtë vit të dy skuadrat  janë rivalizuese për titull. Për mua  të jetë “Fair Play”, kuptohet që dëshirë kam të fitojë ekipi im.

Ndërsa Refik Halili theksoi: Për mua derbi i kryeqytetit është derbi më i bukur në botë, kështu që mendoj se stadiumi “Air Albania”, do t’i shkojë shumë për shtat dhe do të jetë një gjë shumë e mirë dhe që ai të zhvillohet në atë stadium. Unë besoj se do të zhvillohet aty. Në “Selman Stërmasi” fusha nuk është në gjendje të keqe, por për rëndësinë që ka derbi dhe kërkesës që është shumë më e madhe nga tifozeria për të qenë e pranishme, pse të mos zhvillohet në atë stadium.

Nëse është e mundur, do të isha dakord që të ishte në një ditë pushimi dhe jo të mërkurë, ku t mund të ketë më shumë të pranishëm në stadium.  Dua të flas për ndeshjet e radhës dhe si e tillë do t’i vijë radha edhe ndeshjes me Partizanin, shpresojmë të bëjmë kthesën.

(r.g/dosja.al)

Shto Koment