Politike

Presidenca i përgjigjet Sorecës: S’ ndalojmë askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo edhe në kor

Zëdhënësi i Metës shprehet se "Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë", duke thënë se ka pasur të njëjtin qëndrim për zbatimin e kushtetutës për Reformën në Drejtësi.
Featured image of article: Presidenca i përgjigjet Sorecës: S’ ndalojmë askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo edhe në kor

TIRANË- Zëdhënësi i  Presidenit të Republikës, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të BE në Shqipëri për Reformën në Drejtësi. 

Blushi në emër të Presidentit të Republikës ka thënë se “Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë”, duke thënë se ka pasur të njëjtin qëndrim për zbatimin e kushtetutës për Reformën në Drejtësi.

REAGIMI I PLOTË

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se: Kam vetëm një qëndrim për të dy.

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme  kritikoi ashpër misionin “Euralius” në Shqipëri për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Kreu i Shtetit u shpreh se kjo që po bëhet nuk është drejtësi dhe se nuk po krimi dhe korrupsioni, por po bëhet Vetting me emra.

Po dje ka ardhur një reagim nga Rama duke thënë se Presidenti nuk ka bërë ende apelin e fundit për datën 30 qershor. Dhe shtoi se Vettingu ka larguar shejtanin në djepin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që ambasadori i BE-së, Soreca duke iu përgjigjur Metës dje u shpreh se reforma në drejtësi, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Presidenca i përgjigjet Sorecës: S’ ndalojmë askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo edhe në kor

  1. kush i kujton Ilir Metes ate fjalen e urte qe mesa merr vesh gomari nga politika,merr vesh dhe ai nga muzika,eshte i share.Presidenti yne pos trios Basha Meta Sali dika dhe solon dhe korin,ndaj mos e denigroni me per injorance ne kete fushe.

Shto Koment