DiasporaRajoni

Presidenca e Kosovës në linjë me qeverinë: Kosova s’mund ta garantojë lirimin me kusht për Thaçin dhe të tjerët

  • Qeveria e Kosovës: Nuk mund të garantojmë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve
  • Kupina në një përgjigje për T7 ka thënë se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka përmendur një shtet të tretë dhe se Kosova në asnjë interpretim nuk mund të konsiderohet shtet i tretë.
    Featured image of article: Presidenca e Kosovës në linjë me qeverinë: Kosova s’mund ta garantojë lirimin me kusht për Thaçin dhe të tjerët Hashim Thaci dhe Vjosa Osmani

    KOSOVË- Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se Republika e Kosovës s’mund të garantojë për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve.

    Kupina Ka thënë se gjyqtari i Dhomave të Specializuara ka përmendur një shtet të tretë dhe se Kosova në asnjë interpretim nuk mund të konsiderohet shtet i tretë.

    “Çështja e garancës është përmendur në mendimin e ndarë të njërit prej gjyqtarëve (Kai Ambos), por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos qartë i referohet shtetit të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. E njëjta është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”,- ka thënë Kupina.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sipas Express, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.

    Kryeziu ka thënë se garancia nuk kërkohet as nga shteti amë, në këtë rast Kosova, e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon Gjykata Speciale me juridiksion.

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment