Sport

“Pres një eksperiencë stimuluese”, Buffon nuk bën më prapakthehu, braktis zyrtarisht Juventusin: Kam marrë gjithçka dhe më shumë se kaq

Lamtumira ishte pothuajse gati, por personi i interesuar u kujdes për ta zyrtarizuar atë. Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventus në fund të sezonit
Featured image of article: “Pres një eksperiencë stimuluese”, Buffon nuk bën më prapakthehu, braktis zyrtarisht Juventusin: Kam marrë gjithçka dhe më shumë se kaq Gianluigi Buffon

ITALI-Lamtumira ishte pothuajse gati, por personi i interesuar u kujdes për ta zyrtarizuar atë. Gianluigi Buffon do të largohet nga Juventus në fund të sezonit: “E ardhmja ime është e qartë. Kjo përvojë e bukur dhe shumë e gjatë me Juve do të përfundojë përfundimisht këtë vit. Sa i përket të ardhmes, kam ende dilema. Nëse gjej një klub tjetër që më jep stimuj, do të vijoj akoma, por në të kundërt do të tërhiqem përfundimisht”, deklaroi portieri italian.

Pavarësish moshës 43 vjeç, Buffon ende nuk duket i bindur se ai dëshiron të var dorezat, por lamtumira me ngjyrat bardhezi tani është e sigurt, pas 19 sezonesh (ndërthurur me përvojën me PSG në 2018/19): “Unë mendoj se kam dhënë gjithçka për Juventuesin. Kam marrë gjithçka dhe më shumë se kaq. Ne kemi arritur në fund të një cikli dhe është e drejtë të largohem”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serie A (656) dhe është i dyti për paraqitje në të gjitha garat në historinë e Juve (683, pas Del Piero). Sezonin e kaluar, si portieri i dytë, ai bëri 12 paraqitje në Serie A, Champions League dhe Coppa Italia, edhe nëse gjërat nuk shkuan saktësisht siç i imagjinonte ai: “Na mungonte vazhdimësia. Kundër 5-6 skuadrave më të mira në klasifikim. Në vend të kësaj ne humbëm pikë kundër ekipeve të dobëta. Kjo do të thotë që ishim një skuadër që nuk u rritëm,” theksoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment