Aktualitet

‘Pres në ankth t’i dëgjoj zërin’/ Ish-deputeti Namik Dokle bën dedikimin e ndjerë për të bijën mjeke: Të më thotë si çdo ditë… babushi jam mirë (FOTO)

Politikani Namik Dokle ka edhe një tjetër vajzë mjeke, Anikën, e cila çdo situatë të vështirë për shqiptarët, përpiqet të sjellë pozitivitet.
Featured image of article: ‘Pres në ankth t’i dëgjoj zërin’/ Ish-deputeti Namik Dokle bën dedikimin e ndjerë për të bijën mjeke: Të më thotë si çdo ditë… babushi jam mirë (FOTO) Manjola Dokle, vajza e politikanit Namik Dokle

TIRANE– Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle ka rrëfyer shqetësimin e tij si prind për vajzën e tij mjeke, Manjolën, e cila është në krye të detyrës në Itali, në vijën e parë kundër COVID-19. Në një situatë jo të lehtë gjendet edhe ai si baba, teksa pret çdo ditë konfirmimin se vajza është mirë.

Telefonata e mëngjesit E pres me padurim, gati në ankth. T’i dëgjoj zërin që të më thotë, si çdo ditë tjetër: “Jam mirë, babushi, po luftojmë! Kujdesuni për njëri-tjetrin.” E pres edhe tani… Kanë kaluar 14 orë pa pushuar që ajo po kujdeset për 36 të sëmurë, gjashtë
prej të cilëve në terapi intensive…Dhe unë pres…pres…pres…”,-shkruan Dokle. 


Politikani Namik Dokle ka edhe një tjetër vajzë mjeke, Anikën, e cila çdo situatë të vështirë për shqiptarët, përpiqet të sjellë pozitivitet. Anika shpërndan ngjarjet më të bukura që kanë në fokus lindjen e jetës, kur në anën tjetër, lufta me COVID-19 merr të tilla çdo minutë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment