Rajoni

“Pres fitore në kampusin shqiptar”, Voton Ali Ahmeti: Faqe e re në historinë e këtij vendi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka votuar ditën e sotme, në ditën e tretë të zgjedhjeve të parakohshme, ku pas votimit ai është shprehur se kjo këto zgjedhje shënojnë një faqe të re për historinë e Maqedonisë dhe se pret një fitore në kampusin shqiptar.
Featured image of article: “Pres fitore në kampusin shqiptar”, Voton Ali Ahmeti: Faqe e re në historinë e këtij vendi Kreu i BDi-së Ali Ahmeti.

 MAQEDONI E VERIUT– Sot ka votuar në zgjedhjet e parakohshme paralamentare edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ditën e sotme në njësinë e gjashtë zgjedhore, në qendrën e votimit 0816, fshati Zajaz i Kërçovës.

Ndërkohë pas votimit, Ahmeti ka deklaruar se dëshiron që të ketë një proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore, ku ndër të tjera tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme nëse dihet se deri tani kemi përfunduar shumë procese të rëndësishme për rajonin dhe paqen në përgjithësi.

“Hapet faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ç’rast fituesit kanë përgjegjësi historike që t’i plotësojë kushtet e nevojshme për BE. Do të duhet të punohet në ngritjen e standardit për jetë më të mirë, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Do të thotë, do të ketë punë të madhe që të plotësohen kërkesat dhe pritjet e popullit. Unë jam i bindur se do të arrijmë. Dihet platforma e ynë, pres fitore në kampusin shqiptar.”- ka deklaruar Ahmeti para mediave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se një muaj më parë Ahmeti u shpreh se dëshiron që Maqedonia e Veriut të udhëhiqet nga një lider shqiptar, duke thënë se nëse atje ka maqedonas ka edhe shtetes shqiptar.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur prej ditës së hënë, ku së pari kanë votuar personat me COVID-19,  duke zgjatur kështu për 3 ditë. Sot po zhvillohet edhe raundi i fundit të zgjedhjeve, ku po voton edhe gjithë pjesa tjetër e popullsisë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment