
KOSOVË-Politikani serb në Kosovë, Nenad Rashiç, ditën e sotme ka organizuar një konferencë, ku ka folur në lidhje me dhunimin e djalit të tij.
Sipas Gazeta Express, Rashiç ka thënë se djali i tij Nikolla, ka pësuar dëmtime në trup, si prerje të buzëve, thyerje të dhëmbëve e gjakderdhje të madhe.
Gjithashtu, ai ka shtuar se djali është sharë para se të sulmohej dhe ka dyshime se sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar. Po ashtu, ka thekuar se sulmuesit kanë pasur me vete thika, çekiç dhe boksa të hekurit.
“Çfarë kam dashur të theksoj në këtë konferencë që 15 vite merrem me politike dhe tentoj të jem sa më objektiv për fat të keq tek ne ka një burim negativ, vlerat tona morale janë kthyer përmbys. Kemi familje që s’kanë fëmijë të edukuar, kështu vijmë deri tek dukuritë si këto. Lus organet, policinë dhe prokurorinë, jo për Nikollen djalin tim që e ka paguar shtrenjtë, por edhe për fëmijët e tjerë”, tha ai ndër të tjera.
(k.a/dosja.al)