Aktualitet

Prenë dhe transportonin dru pa dokumentacion, arrestohet një person në Pogradec, procedohen penalisht 5 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura që nuk e kontrolluan

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Pogradecit, mësohet se konkretisht, një prej punonjësve, A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, është kapur duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.
Featured image of article: Prenë dhe transportonin dru pa dokumentacion, arrestohet një person në Pogradec, procedohen penalisht 5 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura që nuk e kontrolluan Foto ilustruese

POGRADEC– Pesë punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”. 

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Pogradecit, mësohet se konkretisht, një prej punonjësve, A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, është kapur duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.

33-vjeçari ishte dhe pa leje drejtimi në timon. Ndërsa pesë punonjësit e tjerë, me inicialet A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë, kanë favorizuar personin e arrestuar duke mos kryer kontrolle.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “Llënga” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prerjes së pyjeve. Procedohen penalisht 7 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura për “Shpërdorim detyre” dhe 2 të tjerë për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Sekuestrohen 30 m ³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, finalizuan operacionin e koduar “Llënga”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë. Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, (me detyrë teknik dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë). Në afërsi të fshatit Vërdovë, shërbimet e policisë kanë konstatuar shtetasit A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me mjetet respektive “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës. Shtetasi A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit e lartpërmendur dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar shtetasin F. K., në zonën mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment