Politike

“Premtoi se do ta transformonte në zonë turistike”, Ina Zhupa akuzon Veliajn: Po hedh inertet e Teatrit Kombëtar në një zonë të gjelbër

Zëdhënësa e Partisë Demokratike ka denoncuar derdhjet e inerteve të Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës, në kodrën e Yzberishtit.
Featured image of article: “Premtoi se do ta transformonte në zonë turistike”, Ina Zhupa akuzon Veliajn: Po hedh inertet e Teatrit Kombëtar në një zonë të gjelbër

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka denoncuar një krim mjedisor në zonën e Kodrës së Yzberishtit në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Zhupa ka akuzuar Veliajn, se inertet e Teatrit Kombëtar, po i dërgon në kodrat e Yzberishtit, tek kompania e Irgent Myftarajt.

Sipas saj Veliaj premtoi se do të transformonte kodrën e Yzberishtit në zonë turistike, por hodhi aty rrënojat e një monumenti kulturor europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë

Veliaj zhduk krimin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar me një krim tjetër mjedisor duke hedhur inertet në zonën e Kodrës së Yzberishtit! Admistratori Irgent Myftaraj i bën qokën kryebetonierit, duke shkaterruar mjedisin e zonës. Pasi pastroi me kompani private kundra ligjit, pa u kuptuar si u paguan dhe pse e bënë, ndërkohe që ishte kompetencë e IMT, Tiranë. Tashmë inertet e Teatrit Kombetar hidhen në kodrat e Yzberishtit në mjedis të gjelbër me miratimin e shërbyesit të rradhës administratorit Irgent Myftaraj, i cili se ka problem fare që të shkatërroi mjedisin e zonës, për të bërë qokën e kryebetonierit Veliaj që do të zhduki sa me shpejt Teatrin. Erdhi duke premtuar se do e transformonte atë në një zonë turistike, por ndoshta e kishte që do i hidhte aty rrënojat e një momumenti kulturor europian!

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment