Politike

Shalsi: Kam udhëtuar nëpër Europë, kam parë hidrocentrale! Çdo rrjedhë ka specifikat e veta

VIDEO
Kjo hidhet poshtë nga hidrobiologu Olsi Nika i cili thotë se nuk dokumentohet anulimi i asnjë HEC-i, përkundrazi, thotë ai, përgjatë qeverisjes së socialistëve janë bërë disa të tjerë.
Featured image of article: Shalsi: Kam udhëtuar nëpër Europë, kam parë hidrocentrale! Çdo rrjedhë ka specifikat e veta Eduard Shalsi

TIRANË– Ministri i Sipërmarrjes Eduart Shalsi në vitin 2013 ishte zotuar për anulimin e koncesioneve, ndërsa sot tregon pse ishte e vështirë mbajtja e këtij premtimi. “Në vitin 2013 situata ishte kaq shumë kaotike. Ai lëmsh i trashëguar nuk ishte i lehtë të shpërbëhej brenda një kohe të shkurtër. Janë anuluar shumë koncesione në zonat e mbrojtura disa nuk mund të anuloheshin për shkak të fazës ku ndodheshin”, shprehet Shalsi në VETTING në ABC.

Kjo hidhet poshtë nga hidrobiologu Olsi Nika i cili thotë se nuk dokumentohet anulimi i asnjë HEC-i, përkundrazi, thotë ai, përgjatë qeverisjes së socialistëve janë bërë disa të tjerë.

“Ka qenë një premtim elektoral i fushatës së 2013. Dhe menjëherë pas ardhjes në pushtet u ndërmor një nismë për një sërë lejesh koncesionare. Në fund të mandatit të Berishës, ai e la vendin me 420 plane për koncesione. Sot që ne flasin janë 540”, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shalsi sjell në vëmendje HEC-et që ka parë nëpër Europë, ndërsa shton se çdo rrjedhë ka specifikën e vet. Futjen e ujit në tuba nuk mund ta cilësojë medoemos një gabim. “Mund të jetë, mund edhe të mos jetë”, shprehet ai.

“Nuk e përjashtoj që mund të ketë raste të tilla. Unë kam udhëtuar dhe kam parë edhe në vendet fqinje edhe në Europë HEC-e të ndryshme të ndërtuara në rrjedha ujore dhe tuba të gjatë. Çdo rrjedhë ka specifikat e veta. Jo domosdoshmërisht futja e ujit në tub është një faj apo gabim. Mund të jetë, mund të mos jetë. Ka të bëjë me kontekstin, ka të bëjë me rrethanat”, thotë Shalsi.

Marrë nga Abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment