Politike

“Premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptare”- Salianji publikon VIDEON e Ramës: Krijoi një rend të ri vetëm për…

VIDEO
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka rreshtuar të gjitha ata që sipas tij janë premtime të tjera të pambajtura nga qeveria Rama, duke përmendur situatën me botën e krimit në vend, dhe largimin e sipas tij 500 mijë shqiptarëve për azil.
Featured image of article: “Premtoi 300 mijë vende pune, por largoi 500 mijë shqiptare”- Salianji publikon VIDEON e Ramës: Krijoi një rend të ri vetëm për… Edi Rama dhe Ervin Salianji

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk e ka mbajtur premtimin e tij për t’u siguruar shqiptarëve 300 mijë vende pune.

Më pas, Salianji ka rreshtuar të gjitha ata që sipas tij janë premtime të tjera të pambajtura nga qeveria Rama, duke përmendur situatën me botën e krimit në vend, dhe largimin e sipas tij 500 mijë shqiptarëve për azil.

POSTIMI I PLOTË: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ramën e qeshin edhe të vetët, Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky. Premtoi Rilindje, solli rrënim! Premtoi 300.000 vende pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët. Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur. Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish. Ramën e qeshin edhe të vetët, por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!

Shto Koment