Aktualitet

Aeroporti i Kukësit, premtimi që mbeti në ajër, fluturimi elektoral që u quajt test nga ministrja Balluku

Vetë ministrja Balluku këtë herë tha se ky aeroport për momentin është operacional dhe mund të kryejë fluturime të brendshme, dhe se si do të vijojë me fluturimet është në dorën e koncensionarit.
Featured image of article: Aeroporti i Kukësit, premtimi që mbeti në ajër, fluturimi elektoral që u quajt test nga ministrja Balluku Foto nga aeroporti i Kukesit
Përditësuar:

TIRANË– Aeroporti i Kukësit priti sot avionin e parë, fluturim që më shumë se sa inagurim, tingëlloi si përfundimi i testit që nuk e realizoi dot kurrë ministrja Belinda Balluku më datë katër mars, ditë të cilën e konsideroi të shënuar, por avion që të prekte tokën, nuk u pa…

Në gojën e vetë kryeministrit Edi Rama përsëritej herë pas here fjala ‘inagurim’, por në të vërtetë nga aeroporti i Kukësit nuk mund të ketë fluturime me asnjë tjetër shtet, deri më 17 qershor, ditë kur do të mund të përfundojnë të gjitha testet. Vetë ministrja Balluku këtë herë tha se ky aeroport për momentin është operacional dhe mund të kryejë fluturime të brendshme, dhe se si do të vijojë me fluturimet është në dorën e koncensionarit.

Por përse nuk është thënë kjo gjë më herët?

Data 18 prill është trumbetuar nga vetë kryeministri Rama si një ditë e shënuar për aeroportin “Zayed- Flatrat e Veriut”, për faktin se do të kryejë fluturime ndërkombëtare. Dhe tashmë, siç shihet qartë, kjo gjë është e pamunduar momentalisht…

Avioni ‘u mbush’ në aeroportin “Nënë Tereza”, jo me 120 kuksianët e premtuar, por me shumë më pak udhëtarë, të cilët nuk u kuptua mirë nëse vinin vërtetë nga Londra…

Kush është koncensionari?

Në një shkrim të Monitor.al shkruhej në vitin 2019 se dy kompanitë që fituan të drejtën e koncesionit për aeroportin e Kukësit për një periudhë 35-vjeçare kanë regjistruar edhe shoqërinë tregtare më 31 janar 2019 pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. “Kukës International Airport” është regjistruar me dy aksionerët e saj “Global Technical Mechanics” dhe Bami sh.p.k ku i pari zotëron 30 për qind të aksioneve dhe i dyti 70 për qind të tyre.

Cilat janë dy kompanitë e koncesionit?

Global Technical Mechanics është një kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2017 e cila ka ndër të tjera në objekt të aktivitetit të saj “shërbime në fushën e Aviacionit Civil dhe në fushën e ndërtimit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër shoqëria Bami sh.p.k është një kompani ndërtimi e cila në objekt të aktivitetit ka punime të përgjithshme dhe speciale ndërtimi. Ndërtim rrugësh, autostrada, mbikalime, hekurudha, tramvaji, metro, pista aeroportuale. Kompnia është krijuar që në vitin 1999 dhe ka si aksioner të vetëm Besnik Bamin.

Kush e dha lejen për fluturime të brendshme për aeroportin e Kukësit?

Kjo është një nga pyetjet që për fluturimin e sotëm do të mbetet pa përgjigje. Aeroporti i Kukësit nuk ka ende një çertifikatë sigurie dhe Eurocontrol, kompania që nan ë varësi trafikun ajror të shumë vende të tjera, përveç Shqipëria kërkon më shumë se tre muaj kohë për ta dhënë një lejë fluturimesh. E ndërsa Albcontrol kompania që kontrollon trafikun ajror në Shqipëri, e dha vetëm për tre ditë….

Se sa i siguritë ishte ky fluturim që u bë, nuk dihet ende….por kush e pagoi këtë udhëtim elektoral të ngutshëm?

Vetë kryeministri Rama pyetej prej muajsh se kush do t’i paguante biletat e këtyre udhëtarëve dhe nuk jepte përgjigje, duke e mbajtur të fshehtë. Por pak javë më parë i ftuar në “Log”, tha se këto bileta do të paguhen nga kompania, që ka fituar tendering, referuar “Mabetex Group”, në pronësi të behgjet Pacollit, duke shtuar se: Mos kini merak nuk ka gjë që nuk bëhet po i hyra unë, do të vijnë çunat nga Londra. Do të vijnë me politikë të personalizuar dhe do të zbresin në Kukës. Biletën do ta paguajë kompania. Nuk e mbyll karrierën Behxhet Pacolli, duke i lënë gjërat rrugëve!

Në fakt, biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli dhe kompania e tij, Mabetex Group do të ndërtojnë aeroportin e Vlorës në bashkëpunim me kompaninë Yda Group. Ky bashkim i dy kompanive të regjistruara në Zvicër janë shpallur më 5 mars fituese nga kompania shqiptare dhe do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti dhe lidhja me aeroportin e Kukësit, nuk është shumë e qartë.

Deri në momentin që aeroporti i Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut” do të jetë realisht funksional, do mbetemi me pikëpyetjet e një premtimi që nuk u bë realitet….

(f.m/dosja.al)

Shto Koment