Sport

“Premtime false dhe mediokre”, ultrasit e Lazio-s shënjestrojnë Lotiton dhe Igli Taren për merkaton e zhvilluar

Tifozët e Lazio-s nuk janë të kënaqur me merkaton që ka bërë Igli Tare
Featured image of article: “Premtime false dhe mediokre”, ultrasit e Lazio-s shënjestrojnë Lotiton dhe Igli Taren për merkaton e zhvilluar Igli Tare dhe Lotito

ITALI-Për Lazion sezoni i ri i Serie A do të nisë me shumë zhurmë dhe kjo për faktin se ultrasit bardhekaltër kanë shënjestruar presidentin e Lazio-s, Claudio Lottito dhe Igli Taren. Tifozët nuk janë të kënaqur me merkaton që ka bërë shqiptari. Mbrëmjen e djeshme, ultrasit kryeqytetas kanë nxjerrë një banderolë ku theksohej se kanë marrë vetëm premtime false dhe mediokre, ndërsa merkato është një lëmsh i vërtetë.

Banderola e ultrasve të Lazio-s

Kjo vjen para debutimit të skuadrës këtë javë në kampionat, ndërsa atmosfera duket se nuk është edhe aq e mirë, ndërkohë që në këtë sezon është përpara edhe pjesëmarrja në Champions League. Ndaj, tifozët kërkonin diçka më shumë në merkato, në mënyrë që në Europë, Lazio të ketë një paraqitje dinjitoze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment