Sport

Premier League nuk “mburret” vetëm me lojtarët që kanë firmosur këtë vit, por edhe me partneret e tyre, ja kush janë bukuroshet

Pavarësisht se nuk do të ketë spektatorë, futbollistët që sapo kanë mbërritur në Angli do të jenë gati për këtë nisje të kampionatit,sigurisht duke u inkurajuar nga partneret e tyre
Featured image of article: Premier League nuk “mburret” vetëm me lojtarët që kanë firmosur këtë vit, por edhe me partneret e tyre, ja kush janë bukuroshet Partneret e lojtarëve
Përditësuar:

ANGLI-Këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri i Premier League. Kampionati anglez do të luhet pa praninë e tifozëve të paktën deri më 1 tetor sipas vendimit të qeverisë.Pavarësisht se nuk do të ketë spektatorë, futbollistët që sapo kanë mbërritur në Angli do të jenë gati për këtë nisje të kampionatit,sigurisht duke u inkurajuar nga partneret e tyre të cilat shkëlqejnë po aq sa ata. Ju njohim me partneret e lojtarëve.

Estelle Bergkamp– Është vajza e ish-legjendës së futbollit holandez Dennis Bergkamp. Estelle është në një lidhje me lojtarin e Manchester United Donny van de Beek. Ata filluan të takoheshin vitin e kaluar dhe duket se janë bërë për njëri-tjetrin.

Estelle Bergamp
Estelle Bergamp

Sophia Weber– Sophia është partnerja e lojtarit të Chelsea-t,Kei Havertz. Ata janë të dashuruar që në fëmijëri me njëri-tjetrin dhe ai është shumë i lumtur, pasi nuk ngurron të postojë foto e video me të në rrjete sociale.

Sophia Weber
Sophia Weber

Marrion Areola-Bukuroshja gjysëm filipineze dhe gjysëm libaneze, është martuar me portierin e Fulham Alphonse Areola dhe ka 2 fëmijë, ajo thuhet se punon në sektorin bankar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Marrion Areola

Thais Marques-Brazilianja është martuar me Allan, i cili ka lidhur një kontratë prej 22 milion paundësh me Everton.Çifti më parë ndezën Napolin, ku luante mesfushori. Duke u nisur nga postimet në llogarinë e saj në Instagram, ajo duket si një mbretëreshë mode, e gatshme për të tronditur Goodison Park.

Thais Marques

Shanon de Lima– Shannon de Lima, 31 vjeç, është një modele nga Venezuela, e cila më parë ka qenë e martuar me këngëtarin Marc Anthony, si dhe në një lidhje me boksierin Canelo Alvarez. Ajo filloi të dilte me James Rodriguez të Everton vitin e kaluar, por së fundmi ka thënë se nuk do të martohet kurrë me të.

Shanon de Lima
Shanon de Lima

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment