Aktualitet

Preket nga COVID-19 mjeku i qendrës Shëndetësore në Tiranë, u merret tamponi kolegëve të tij

Preket nga COVID-19 mjeku i qendrës Shëndetësore në Tiranë. Ndërkohë të gjithë kolegëve të tij u është marrë tamponi.
Featured image of article: Preket nga COVID-19 mjeku i qendrës Shëndetësore në Tiranë, u merret tamponi kolegëve të tij Foto ilustruese

Tiranë- Rritet numri i të infektuarve në Tiranë. Mësohet se një mjek i qendrës Shëndetësore numër 9 në Tiranë ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se u janë marrë tamponët kolegëve të tij. Po kështu është bërë edhe dezinfektivi i gjithë godinës së qendrës shëndetësore.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditët e fundit COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi, ku janë prekur edhe shumë mjekë dhe infermierë.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 26 persona të infektuar, të cilat janë në Tiranë.  Deri më tani, MSH ka konfirmuar se janë të prekur me COVID-19 1076 persona në të gjithë vendin, 33 viktima, 823 të shëruar. Lajmi i mirë është se tashmë, rastet e reja me COVID-19 nuk janë me komplikacione, dhe të gjithë janë asimptomatikë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment