Aktualitet

PREKËSE! I vdiq vëllai nga koronavirusi, qytetari nga Fieri kërkon leje nga Policia: Dua të shkoj t’i marr trupin në morg

Mësohet se qytetari është nga Fieri dhe vëllai i tij ka qënë viktima e 8 në vend nga pademia globale. Autoritetet e policisë në Fier i kanë dhënë lejen e posaçme për të qarkulluar me makinë.
Featured image of article: PREKËSE! I vdiq vëllai nga koronavirusi, qytetari nga Fieri kërkon leje nga Policia: Dua të shkoj t’i marr trupin në morg Foto ilustruese

TIRANË– Një qytetar ka kërkuar leje në Policinë e Shtetit për të ardhur në Tiranë përtë tërhequr nga morgu trupin e vëllait të tij, i cili ka humbur jetën nga koronavirusi.

Mësohet se qytetari është nga Fieri dhe vëllai i tij ka qënë viktima e 8 në vend nga pademia globale. Autoritetet e policisë në Fier i kanë dhënë lejen e posaçme për të qarkulluar me makinë.

Përshëndetje, Jam Shkëlqim X. Ju lutem dua të shkoj në Tiranë për të tërhequr trupin e vëllait tim që ndodhetnë morgun e spitalit në Tiranë,”-lexohet në e-mailin që ai i ka dërguar Policisë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
E-maili

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(K.M/DOSJA.AL)