Rajoni

Preken nga koronavirusi edhe dy infermiere në Kosovë, të sëmurë 5 infermierë dhe 2 mjekë

Lajmi është bërë me dije nga  infektologu Prof. Salih Ahmeti, duke shtuar se numri i infermiereve të sëmura ka shkuar në tre, kudy prej tyre po trajtohen në Klinikën  Infektive të QKUK.
Featured image of article: Preken nga koronavirusi edhe dy infermiere në Kosovë, të sëmurë 5 infermierë dhe 2 mjekë Klinika e semundejve ngjitese

KOSOVË– Në Kosovë ditën e sotme kanë rezultuar të infektuara nga koornavirusi  edhe dy infermiere të Klinikës Infektive në QKUK.

Ata i janë nënshtruar testit të virusit prej ditës së djeshme, ndërsa sot është bërë me dije se infermieret kanë rezultuar pozitiv.

Lajmi është bërë me dije nga  infektologu Prof. Salih Ahmeti, duke shtuar se numri i infermiereve të sëmura ka shkuar në tre, kudy prej tyre po trajtohen në Klinikën  Infektive të QKUK.

“Po mund t’ju konfirmoj se edhe dy infermiere janë testuar pozitiv. Numri i infermiereve ka shkuar në tre. Dy prej tyre janë duke u trajtuar këtu në klinikë, por fatmirësisht janë me simptoma të buta dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.“-është shprehur Ahmeti për mediat vendase.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë infektuar 5 infermierë dhe 2 mjekë.

Ditë më parë Ahmeti tha se  stafi mjekësor në Kosovë janë të rrezikuar nga koronavirusi, por ai ka shtuaer  se është i bindur që do t’ia dalin me sukses në këtë situatë të vështirë nga koronavirusi.

A.C/Dosja.al

Shto Koment