Showbiz

Prej vitesh e ka mbajtur fytyrën të fshehtë, Aldo i ‘Morning Show’ publikon foto të vajzës

Edhe pse është gjithmonë i rezervuar dhe imazhin na e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë, Aldon Lipe ka ndarë me ndjekësit për herë të parë një foto të vajzës së tij.
Featured image of article: Prej vitesh e ka mbajtur fytyrën të fshehtë, Aldo i ‘Morning Show’ publikon foto të vajzës Moderatori, Aldon Lipe.

Aldon Lipe, i njohur si Aldo i ‘Morning Show’ në Klan Tv për vite me radhë e ka mbajtur sekret pamjen e tij në emision, dhe gjithmonë ka kuriozuar njerëzit për imazhin e tij.

Megjithatë, tani moderatorin mund ta gjejmë lehtësisht në rrjete sociale ku ndan foto personale. Ai ka ndarë foto me bashkëshorten e tij, por foto të vajzës së vogël nuk kishim parë asnjëherë.

Aldo ka vendosur ‘të thyejë akullin’ duke ndarë një pozë të vajzës me një mbishkrim prekës ku shpreh gjithë dashurinë e një prindi për fëmijën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Momente parajse në tokë”,-shkruan moderator krah fotos së ëmbël të vajzës së tij të vogël.  

Postimi i moderatorit, Aldon Lipe në Instagram.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment