Aktualitet

Prej muajsh i izoluar në 41-biss! Me masa të rrepta sigurie, Emiliano Shullazi dërgohet me urgjencë në QSUT

  • “Blindohet” QSUT-ja, Shullazi kurohet brenda, efektivët presin ‘gatitu’ në shi
  • Emiljano Shullazi ka pasur komplikacione me shëndetin dhe është dërguar në masa të rrepta sigurie në spitalin e QSUT-së. Nuk dihet përse nuk është shtruar në spitalin e burgut.
    Featured image of article: Prej muajsh i izoluar në 41-biss! Me masa të rrepta sigurie, Emiliano Shullazi dërgohet me urgjencë në QSUT Emiljano Shullazi

    TIRANË– Emiljano Shullazi është nxjerrë nga regjimi 41 biss dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shullazi ka pasur komplikacione me shëndetin, por nuk dihen detaje të tjera.

    Ai është nxjerrë nga burgu në masa të rrepta sigurie, por nuk dihet se përse nuk është kuruar në spitalin e burgut. 

    Ndërkohë që vetem pak ditë më parë, në QSUT është dërguar edhe Dritan Dajti, i cili është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Nuk dihet nëse Shullazi është infektuar njësoj si Dajti. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me transferimin e tij. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Grupi i Shullazit është dënuar nga Gjykata e shkallës së Parë dhe po përballet në Apel, ku ka nisur një ‘telenovele’ me shtyrje seancash. Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

    Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg. Ndërkohë që së fundmi ndaj tij janë ngritur edhe akuzat për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment