Aktualitet

Gjykata pranon akuzat e Prokurorisë, çështja kundër Kajmakut kalon në gjykim. Ish-kryebashkiaku i Vorës zyrtarisht i pandehur

Sipas informacioneve në seancën e sotme gjykata ka pranuar padinë kundër Kajmakut dhe tashmë ai është i pandehur dhe do gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.
Featured image of article: Gjykata pranon akuzat e Prokurorisë, çështja kundër Kajmakut kalon në gjykim. Ish-kryebashkiaku i Vorës zyrtarisht i pandehur Agim Kajmaku
Përditësuar:

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për ish-kreun e Bashkisë Vorë, duke e kaluar çështjen për gjykim. Sipas informacioneve në seancën e sotme gjykata ka pranuar padinë kundër Kajmakut dhe tashmë ai është i pandehur dhe do gjykohet për falsifikim formulari dhe ushtrim kompetencash në kushtet kur i kishte përfunduar mandati.

Akuzat kundër Kajmakut u ngritçn, pasi dyshohet se ai ka marrë vendime pasi KQZ kishte vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Pasi KQZ kishte marrë vendimin kundër tij, ai ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë dhe emëroi një të besuar të tij. Më herët, ish-qytetari i parë i Vorës, ishte nën akuza publike nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht, ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj. Akzuat ndaj Kajmakut janë :“Shpërdorim detyre”, sipas nenit 248 të Kodit Penal, “Falsifikimi i formularëve”, neni 190 i Kodit Penal, dhe “Ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, neni 249 i Kodit Penal.

(J.V. Dosja.al) 

Shto Koment