Aktualitet

Prej dy muajsh ka lënë qelinë! Burri nga Fushë-Kruja nuk lejohet të votojë, emri i figuron në listën e burgut

Gentjan Shala ka dalë nga burgu para më shumë se dy muajsh dhe në qendrën e votimit i është thënë se duhet të votojë në burg.
Featured image of article: Prej dy muajsh ka lënë qelinë! Burri nga Fushë-Kruja nuk lejohet të votojë, emri i figuron në listën e burgut Gentian Shala

KORÇË– Një ngjarje e çuditshme është raportuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Një votues në KZAZ nr 184 nuk është lejuar të votojë në qendrën e votimit. Gentjan Shala ka dalë nga burgu para më shumë se dy muajsh dhe në qendrën e votimit i është thënë se duhet të votojë në burg.

Ai është paraqitur më pas pranë burgut në Fushë Krujë, ku i është komunikuar se është qytetar i lirë dhe se duhet të votojë atje ku ka qendrën e votimit. Dhe ndërkohë atij i figuron emri si votues në qendrën e votimit 184, por sërish nuk është lejuar të votojë.

Raste të tilla janë raportuar ditën e sotme pasi emrat e personave që kanë lënë qelinë figurojnë ende në listën e burgut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët! (INCIDENTET)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment