Showbiz

Prej ditësh në shtrat, Bebe Rexha shfaqet si mos më keq, këngëtarja shqiptare: Mezi marr frymë

Bebe Rexha vuan nga infeksioni i sinusit, që është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.
Featured image of article: Prej ditësh në shtrat, Bebe Rexha shfaqet si mos më keq, këngëtarja shqiptare: Mezi marr frymë Bebe Rexha

AMERIKE– Bebe Rexha nuk duket se po kalon periudhën e saj më të mirë. Teksa ndodhet e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar se është në gjendje të keqe shëndetësore.

Ajo vuan nga infeksioni i sinusit, që është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

Këngëtarja ka ndarë disa video me ndjekësit në Instastory ku shihet e shtrirë në shtrat dhe në një gjendje aspak të mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo shprehet se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.

‘E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit. Mezi marr frymë’- shprehet Bebe.

Bebe Rexha- instastory

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment