
BOSNJE-HERCEGOVINË -Koronavirusi i ka marrë jetën ministrit për Çështjet e Veteranëve në Bosnje-Hercegovinë, Sallko Bukvareviç. Ditë më parë ai rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa të mërkurën gjendja e tij u përkeqësua.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Që prej ditës së hënë Bukvareviç ndodhej në terapi intensive, i intubuar. Sallko Bukvareviç, 53 vjeç, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë që prej vitit 2015.
Me vdekjen e tij, shkon në 305 numri i viktimave nga COVID-19 në Bosnje-Hercegovinë. Po ashtu që nga fillimi i pandemisë, në Bosnje janë regjistruar më shumë se 11 mijë të infektuar.
(g.sh./dosja.al)