TIRANË– Pronarët e katër dyqaneve tek rruga e Kavajës kanë dalë sot në protestë me pretendimin se janë nxjerrë me forcë nga biznesi i tyre.
Sipas njërit prej pronarëve, dyqanet e tyre do t’i kalojnë Prefekturës së Tiranës dhe institucionet kanë nisur punën për prishjen e tyre dhe pse çështja ka shkuar për ankimim në Gjykatën e Apelit.
“Na shpronësojnë për interes publik për prefekturën e Tiranës. Interes publik për zyra nuk ka. Po na e marrin për të na e kthyer në pallat. Inxhinerët e kanë nxjerrë objektin e pabanueshëm. Nuk na kanë dëmshpërblyer me vlerën reale të dyqaneve. Të katërt jemi me rregulla të rregullta. E kemi çuar çështjen në Apel. S’na kishin lajmëruar më parë, ne presim vendimin e gjyqit. Ne kemi shpresë tek Gjykatat e rregullta por të korruptuarat dhe më thonë që s’jam unë mbreti,”-tha njëri prej pronarëve.
Qyetetarët mbështeteshin edhe nga dy ish-deputetët e PD-së, Klevis Balliun dhe Oriola Pampurin.








Pampuri tha se pronat ishin legjitimuara dhe se e gjithë “loja” bëhej për të ndërtuar një pallat shumëkatësh.
“Prapa saj janë banesa të vjetra dhe atyre u është marrë firma për pallat. Nuk mund të përjashtohen 4 dyqanet,”-tha Pampuri.
Në rast të mosdhënies të së drejtës së tyre, pronarët e bizneseve kanë premtuar se çështjen do të çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut për të fituar të drejtën e tyre.
(k.m/dosja.al)