Aktualitet

Prefekti i Shkodrës qetëson qytetarët: Nuk jemi të rrezikuar nga përmbytjet, kemi situatën në kontroll (VD)

Deklarata e Prefektit është bërë pas alarmit nga IGJEUM se Shkodra ishte e rrezikuar nga përmbytjet nëse reshjet do të vijojnë me këtë intesitet.

SHKODËR- Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ka folur sot për mediat pas situatës me reshjet e shiut në Qarkun që ai drejton.

Millja ka thënë se deri tani situata ka qenë normale dhe nuk ka asnjë problem. Deklarata e Prefektit është bërë pas alarmit nga IGJEUM se Shkodra ishte e rrezikuar nga përmbytjet nëse reshjet do të vijojnë me këtë intesitet.

Situata është normale, nuk ka asnjë problematikë. Niveli i lumenjve dhe liqenit të Shkodres deri tani është në kushte normale. Intensiteti i reshjeve gjatë dy ditëve të fundit ka qenë i lartë por nuk ka shkaktuar asnjë problem. Po mbajmë situatën në monitorim të vazhdueshëm”, u shpreh ndër të tjera Prefekti i Shkodrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reshje të shumta shiu kanë rënë gjatë natës në të gjithë vendin tonë. Shqipëria është zgjuar një pjesë nën ujë, ku probleme të shumta ka pasur në Tiranë, Durrës, Lezhë e Kavajë. Probleme ka pasur dhe në Gjirokastër, ku disa Njësi Administrative kanë qenë pa energji elektrike. Ndërkohë mësohet se Shkodra, Vlora e Kruja që kanë qenë qytete më të rrezikuara këtë herë nuk janë përmbytur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment