Aktualitet

Prefekti i Lezhës kthen mbrapsht vendimin e K.Bashkiak për bonuset e qirasë: Shuma e akorduar më pak se sa ka përcaktuar ministria

Prefekti Jaku argumenton se shuma e akorduar nga Bashkia për dëmet që ka shkaktuar tërmeti, nuk janë në përputhje me vlerat e paracaktuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Featured image of article: Prefekti i Lezhës kthen mbrapsht vendimin e K.Bashkiak për bonuset e qirasë: Shuma e akorduar më pak se sa ka përcaktuar ministria Foto nga tërmeti

LEZHË-Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjok Jaku ka kthyer vendimin e Këshillit të Bashkisë Lezhë për bonuset e qerasë, kjo për shkak të fondit të ulët që është miratuar.

Prefekti Jaku argumenton se shuma e akorduar nga Bashkia për dëmet që ka shkaktuar tërmeti, nuk janë në përputhje me vlerat e paracaktuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet që Këshilli Bashkiak Lezhë të mblidhet sërish për këtë çështje, si dhe për të miratuar në fund të diskutimeve një shumë tjetër për bonuset e qerasë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Itali, Greqia etj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment