Politike

PRAPASKENAT/ Rama i “vë” fshesën Ballukut?! Çfarë paralajmërojnë lëvizjet e 12 “gardianëve” për zgjedhjet e Ps

Përplasjet me Kryebashkiakun Pjerin Ndreu, por edhe vlerësimi i dobët i “këshilltarëve” mediatikë, ia zbehën ministrit të Brendshëm, hovin për të drejtuar një nga zonat më të nxehta zgjedhore të vendit. Aty Rama risolli Lindita Nikollën, ish-ministre në qeverinë Rama 1, që duket se është një “katalizator” më i mirë se Lleshaj.
Featured image of article: PRAPASKENAT/ Rama i “vë” fshesën Ballukut?! Çfarë paralajmërojnë lëvizjet e 12 “gardianëve” për zgjedhjet e Ps Edi Rama dhe Belinda Balluku

ELBASAN– Surprizoi jo pak mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, jo për nga forma, por për nga përmbajtja. U ricaktuan 12 të deleguar politikë, në 12 qarqe politike që kanë për detyrë të mobilizojnë elektoratin socialist. 14 muaj nuk e bindën Edi Ramën dhe grupin e PS, që t’i ribesonte Lezhën Sandër Lleshajt. Përplasjet me Kryebashkiakun Pjerin Ndreu, por edhe vlerësimi i dobët i “këshilltarëve” mediatikë, ia zbehën ministrit të Brendshëm, hovin për të drejtuar një nga zonat më të nxehta zgjedhore të vendit. Aty Rama risolli Lindita Nikollën, ish-ministre në qeverinë Rama 1, që duket se është një “katalizator” më i mirë se Lleshaj.

Surpriza e dytë ishte ndryshimi i beftë i kryesocialistit në Durrës. Fushë-betejën e Vangjush Dakos nuk ia besoi askujt, veç vetes.

Nuk dihet nëse Durrësi do të jetë edhe zona zgjedhore ku kryeministri do të garojë si deputet, por edhe vetë është i dyzuar teksa lëvizjen e ka lënë si të përkohshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por teksa kulisat brenda PS dhe pakënaqësitë e më të vjetërve rriten, kryeministri ka në plan lëvizje të tjera. Burime të afërta me kreun e qeverisë, i thanë Dosja.al se pritet një lëvizje e fundit në kabinetin qeveritar. Bëhet fjalë për Belinda Ballukun. Ministrja e Infrastrukturës, pritet të shkarkohet për t’i dhënë impulse të reja qeverisjes më pak se një vit para zgjedhjeve. Ky është shkaku “zyrtar”, por burime i thanë Dosja.al, se mënjanimi i Ballukut vjen pas disa përplasjeve, që ministrja ka patur me socialistët e Vorës, Fushë-Krujës dhe Rinasit. Përplasja shkoi gjer atje, sa Balluku zëvendësoi nënkryetaren e bashkisë me një drejtues lokal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të merrte vendime kundër socialistëve.

Të tjera shkarkime dhe ndryshime përfliten në korridoret e PS dhe loja ka nisur. A do të bëjë Rama disa “kurbanë” për mandatin e tretë? Mbetet për tu parë.

Dosja.al

3 Komente në “PRAPASKENAT/ Rama i “vë” fshesën Ballukut?! Çfarë paralajmërojnë lëvizjet e 12 “gardianëve” për zgjedhjet e Ps

  1. Aman edhe keta Balluket e Mamaqet…si nuk e kuptuan njehere se jane lende e pare e gatshme per "grupe armiqesore"?

  2. 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

  3. Kane dhene doreheqjen 10 zv. Ministra ne gusht dhe fillim shtatori. Priten deri ne fund te shtatorit edhe 12 te tjere te dorehiqen. Do ike edhe Cakaj. Kane dhene doreheqje edhe disa Ministra. Letrat e doreheqjes dorezohen daten e Asamblese. Ata jane: Belinda Balluku, Sander Lleshaj, Blendi Klosi, Bledi Çuçi, Besa Shahini, Elva Margariti. Ne radhen e dyte pritet doreheqja e Anila Denaj dhe Eduard Shalsi. Keta dy te fundit, ne varesi te humorit te Lindes dhe Edit sepse jane preferenca direkte te tyre. Pra Qeveria ka rene. Qeveria tjeter qe do behet ne fillim te tetorit eshte vetem makiazh i nje grupi qe ka pushtuar PS dhe quhet Rilindje

Shto Koment