FactcheckPolitike

Prapaskenat- Pse iku drejtori i AKU/ Hetoja kundërshtoi urdhërin e Çuçit për laboratorët privatë

  • Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e zëvendëson
  • Panariti: Urdhëri bie ndesh me BE, duhet t’i kthejmë mln euro komunitetit evropian
  • Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hetoja ka qenë kundër urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyron Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që analizat ushqimore të kryhen në një laborator privat.
    Featured image of article: Prapaskenat- Pse iku drejtori i AKU/ Hetoja kundërshtoi urdhërin e Çuçit për laboratorët privatë Agron Hetoja, ish-drejtor i AKU dhe Bledi Cuci, minister
    Përditësuar:

    TIRANË– Ka bërë xhiron e të gjithë mediave kombëtare, njoftimi i vetë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që dha lajmin se sot është “liruar” nga detyra drejtori i këtij institucioni, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar Robert Lili, i cili në njoftim thuhet se do e çojë para punën për të forcuar masat për rritjen e sigurisë ushqimore.

    Por çfarë ka ndodhur mes Agron Hetos dhe Bledi Çuçit?

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hetoja ka qenë kundër urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyron Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që analizat ushqimore të kryhen në një laborator privat. Urdhri parashikon që analizat do të kryhen deri në nëntor të vitit 2022. Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat, pasi deri më tani, këto analiza bëheshin nga AKU në bashkëpunim me Institutin e Sigurisë së Ushqimit. Kundërshtimi nga ana e Hetos ka bërë që ministri të mos e shohë më atë si të përshtatshëm për këtë post, megjithëse ka më pak se 8 muaj në këtë detyrë.

    Më herët, ishte ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se ky akt del edhe kundër normativave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, që ka investuar para për sigurinë ushqimore në Shipëri.

    (F.g/dosja.al)

    Një Koment në “Prapaskenat- Pse iku drejtori i AKU/ Hetoja kundërshtoi urdhërin e Çuçit për laboratorët privatë

    1. Na Kane vene nje mekanik
      Ja hodhem

    Shto Koment