Factcheck

PRAPASKENAT/ Kush e detyroi Ramën të nxirrte me urgjencë draftin final të ndryshuar për anti-shpifjen, gabimet që u ngatërruan NXITIMTHI

Pjesë e fundit e këtij drafti duket që është shkruar në nxitim e sipër, pasi dhe disa fjali janë marrë copy-paste nga dokumente gjetkë, pasi ndryshon dhe fonti i shkrimit.
Featured image of article: PRAPASKENAT/ Kush e detyroi Ramën të nxirrte me urgjencë draftin final të ndryshuar për anti-shpifjen, gabimet që u ngatërruan NXITIMTHI Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama një ditë para miratimit të projektit ligjit i njohur si paketa anti-shpifje, ka publikuar draftin përfundimtar të saj. Në një reagim në Tëitter, i ndarë në dy pjesë, Rama shkruante se drafti është dakrodësuar 100% me OSBE-në (Por KE shprehet e shqetësuar dhe thotë se nuk janë amrrë parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve) dhe nesër do të miratohet. Ndërkohë më tej Rama akuzonte sërish atas që kanë dalë kundër paketës anti-shpifje se janë të painformuar dhe nuk kanë lexuar farë draftin.

Drafti i shkruar me w

Bashkë me këtë njoftim, kreu i qeverisë publikoi dhe drafin që sipas tij është përfundimtar (Por komisioni i mediave ende nuk e ka shqyrtuar të plotë nen për nen), ky shihen se janë bërë disa ndryshime. Këto ndryshime janë bërë në pjesën e fundit të projekt-ligjit dhe janë disa amendime nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Por siç shihet dhe nga FOTOT (Print sreen nga faqia e Kuvendit, ku është publikuar drafi), tek pjesa ky është ndërhyrë shumë fjalë janë ende me w dhe jo me ë. Kjo tregon se Rama ka qenë në një presion ose u ka bërë presion punonjësve të Kuvendit që të botonin sa më parë draftin dhe ai më pas ta postonte në mediat sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Drafti i shkruar me w

Pjesë e fundit e këtij drafti duket që është shkruar në nxitim e sipër, pasi dhe disa fjali janë marrë copy-paste nga dokumente gjetkë, pasi ndryshon dhe fonti i shkrimit.

Prandaj lind pyetja: Pse Rama u nxitua të tregonte draftin e pa përfunduar, pse nuk priti punonësit e Kuvendit sa të “kopsisnin” nga ana formale tekstin?

Shto Koment