Rajoni

Prapaskenat e marrëveshjes me Serbinë/ Hoti: SHBA-ja nuk kanë harta e thika por ka ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare

Hoti ka thënë qeveria amerikane nuk ka as harta as thika, por thotë se është angazhuar për të ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Featured image of article: Prapaskenat e marrëveshjes me Serbinë/ Hoti: SHBA-ja nuk kanë harta e thika por ka ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas marrëveshjes që firmosi në SHBA me Serbinë theksoi se pakti është shumë i rëndësishëm dhe se qëllimi final mbetet marrëveshja përfundimtare, pra njohja reciproke pa prekur integritetin territorial.

Ndërkohë më tej në deklaratën e tij Hoti ka thënë qeveria amerikane nuk ka as harta as thika, por thotë se është angazhuar për të ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Nuk gjeta as harta as thika, as nuk është shtruar si temë. E vërteta është që SHBA-të jo që nuk kanë harta e thika por angazhohen për ndihmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Historikisht Vetëvendosja ka qenë gabim, nëse kthehemi dhe i shikojmë në momente të tilla, edhe Vjosa Osmani është gabim dhe i duhen dy tri ditë derisa ta shohë që është gabim.”- ka thënë Hoti për RTK-në.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

A.C/Dosja.al

Shto Koment