Kulture

Prapaskena/ Zbulohet letra që Dritëro Agolli i dërgoi Ramiz Alisë: Ismail Kadare s’na pyet kur ikën në Francë

Në një letër drejtuar Ramiz Alisë në vitin 1979, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëro Agolli ankohet se Kadare nuk njofton institucionin për daljet nga shteti duke e kthyer atë në “vetëm t’i sigurojë Kadaresë veturë për transport”.
Featured image of article: Prapaskena/ Zbulohet letra që Dritëro Agolli i dërgoi Ramiz Alisë: Ismail Kadare s’na pyet kur ikën në Francë Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare

Në vitet e diktaturës, shkrimtari i shquar Ismail Kadare merrte ftesa të shumta për të shkuar në Francë.

Por daljet e shpeshta të Kadaresë jashtë Shqipërisë së izoluar kishin ngjallur xhelozi të shumta. Në një letër drejtuar Ramiz Alisë në vitin 1979, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëro Agolli ankohet se Kadare nuk njofton institucionin për daljet nga shteti duke e kthyer atë në “vetëm t’i sigurojë Kadaresë veturë për transport”. Por Agolli nuk mjaftohet me kaq. Ai kërkon që udhëheqja e lartë komuniste të nderhyjë, edhe për shkak se sipas tij, Kadare është një tip i ftohtë dhe manifeston mospërfillje dhe distancë nga Lidhja e Shkrimtarëve.

LETRA E PLOTË:

Interesant mbetet fakti që ish anëtari i Byrosë Politike Manush Myftiu informon Ramiz Alinë se Kadare ka shkuar 4 herë në Francë dhe vetëm ne dy raste janë përdorur procedura të përshpejtuara, dhe madje vetëm në një rast për vetë Dritëro Agollin për të shkuar në Itali.

Këto korrensponcenca nxjerrin në pah disa prej xhelozive të mëdha qe egzistonin mes shkrimtarëve në kohën e diktaturës. Letrat ndodhet në disa prej katalogëve që ruhen në Shtepinë Muze të Kadaresë.

Marrë nga Newsbomb.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment