Sport

Prapaskena e Botërorit 2006, Lippi: Urdhërova lojtarët të ulnin mbathjet, por dola blof

"Nuk doja t'u jepnim asnjë avantazh kundërshtarëve, kështu që u thashë lojtarëve se atë ditë nuk do të bënim asgjë"
Featured image of article: Prapaskena e Botërorit 2006, Lippi: Urdhërova lojtarët të ulnin mbathjet, por dola blof Marcello Lippi, ish-trajner i kombëtares italiane

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, është rikthyer pas në kohë me një intervistë të fundit. Ai ka folur për Botërorin e vitit 2006, kur kombëtarja axurre u shpall kampione bote.

Lippi ka kujtuar edhe momentin kur ngatërroi disa drita me disa fotografë të fshehur në qendrën stërvitore të italianëve.

“Para se të fillonim stërvitjen, vura re disa drita rreth fushës. Mendoja se ishin kameramanë ose fotografë. Nuk doja t’u jepnim asnjë avantazh kundërshtarëve, kështu që u thashë lojtarëve se atë ditë nuk do të bënim asgjë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shkuam para gardhit, ulëm pantallonat dhe treguam të pasmet. Kuptuam se nuk kishte njeri, përndryshe ajo fotografi do të kishte bërë xhiron e botës”, është shprehur Lippi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment