Politike

“Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, Lëvizja Vetëvendosje nis fushatën e re

Në një status në rrjetet sociale, Lëvizja Vetëvendosje u bën thirrje të gjithëve për t’u bërë pjesë e fushatës së tyre më të re.
Featured image of article: “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, Lëvizja Vetëvendosje nis fushatën e re Lëvizja Vetëvendsoje
Përditësuar:

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushatë të re me emrin  “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”.

Në një deklaratë për mediat të publikuar në faqen e tyre në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje u bën thirrje të gjithëve që të bëhen pjesë e kësaj fushate.

Sipas Vetëvendosjes, çdo qytetar shqiptar dhe në emigracion mund të bëhen pjesë e kësaj fushate si vullnetar.

Deklarata e plotë

Shumica e shqiptarëve dëshirojnë ndryshime thelbësore ekonomike, sociale dhe politike, por kur dëshira është pasive ajo kthehet më shumë në urim për t’u realizuar vetvetiu. Mënyra dëshirore e qasjes ndaj ndryshimive si projektim tek forcat e universit mbetet dëshirë e shtypur te vetja. Shqiptarët janë para mundësisë për ta çliruar potencialin e brendshëm transformues të kësaj dëshire. Më 22 gusht 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur seancë për t’u shpërbërë e për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlametare brenda 45 ditëve nga data e seancës. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli subjekti i parë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe është një forcë me program kombëtar e progresiv që ka mbi 40.000 anëtarë të cilët po mobilizohen intensivisht drejt këtyre zgjedhjeve. Këto rrethana e bëjnë Kosovën hapësirën shqiptare ku gjatë javëvë në vijim dëshirat kthehen në vullnet për angazhim mbarëkombëtar. Levizja është katalizatori i këtij transformimi. Kosova, vendi ku urimi shndërrohet në veprim.

Me bindjen në jetësimin e këtij vullneti të përgjithshëm, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri hap fushatën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Thirrja për përfshirje në këtë fushatë është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë e në mërgim. Çdo qytetar mund të angazhohet duke kontribuar drejtpërdrejt në tre drejtime, si në vijim:

  1. Aplikimi dhe angazhimi si vullnetar në aktivitete të ndryshme në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Secili person që synon të angazhohet si vullnetar është i lutur të kontakojë sa më parë Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri për të marrë e për të plotësuar Formularin e Aplikimit për Vullnetar.
  2. Identifikimi i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri dhe kanë të drejtën e votës në Kosovë, me synim asistencën e tyre për të marrë pjesë në votime në Kosovë.
  3. Kontribute në formë donacionesh për realizimin e fushatës “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Çdo donacion, sado i vogël, është i mirëpritur, dhe mund të derdhet në Raiffeisen Bank:
    Emri i llogarisë: Qendra Lëvizja Vetëvendosje
    Nr. i llogarisë: 0001416877
    Valuta: Lek (ALL)
    SËIFT: SGSBALTZ
    IBAN: AL80202110060000000001416877

Qendra nuk pranon dhurata nga individë, apo subjekte private/publike, që përkrahin racizmin, ose promovojnë diskriminimin bazuar mbi gjendjen ekonomike, prejardhjen gjeografike, arsimimin, si dhe përkatësinë gjinore, etnike apo fetare.

Fitorja e Lëvizjes do të jetë shenjues i një hovi të ri kombëtar që përballet me sfidat e shekullit 21. Historia jonë, prej “Lidhjes së Prizrenit”, na ka dëshmuar se Kosova është vend ku shqiptarët e bashkuar dinë të nisin ndryshime rrënjësore drejt përparimit kombëtar. Të bashkuar, i kemi të gjitha mundësitë ta kthejmë këtë vjeshtë në një pranverë shqiptare.

Tiranë, 13 gusht 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(f.m/dosja.al)

Shto Koment